Aktuale

Konferencë për ngritjen e sigurisë së komunikacionit në rajon

“Përballja me sigurinë në komunikacionin rrugor në Evropën Juglindore – sfida dhe udhëzime për veprim” është tema e konferencës ndërkombëtare që sot do të mbahet në Shkup.

Qëllimi i konferencës është që në një vend të grumbullohen përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente nga rajoni, përfaqësues nga shkenca, profesorë, analistë, ekspertë, përfaqësues të organizatave dhe shoqatave ndërkombëtare, OJQ-ve dhe të këmbehen qëndrime, mendime dhe sugjerime për menaxhim efikas me sigurinë në komunikacionin rrugor në EJL.

Në konferencë do të marrin pjesë njerëzit e parë të trupave nacional për ngritjen e sigurisë në komunikacionin e rrugëve në rajon, si dhe profesorë universitarë, përfaqësues nga ministritë e punëve të jashtme, nga trupat për ngritjen e sigurisë në komunikacion, inxhinierë të komunikacionit.