Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të organizojë konferencë dyditore për performancën e institucioneve të pavarura dhe rolin e parlamenteve në rajon.
Konferenca fillon nesër më 31 tetor 2016. Konferenca ju jep mundësi pjesëmarrësve nga parlamentet, institucionet e pavarura dhe shoqëritë civile përkatëse nga Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi që t’i shkëmbejnë mendimet dhe përvojat e tyre rreth mbikëqyrjes parlamentare të agjencive kundër korrupsionit, institucioneve të avokatit të popullit dhe zyrave të auditorëve të përgjithshëm.
Pjesëmarrësit do t’i shqyrtojnë sfidat rreth rolit mbikqyrës të parlamenteve dhe punës së institucioneve të pavarura përmes një seri temash, ku përfshihet pavarësia financiare dhe llogaridhënia e institucioneve të pavarura përkitazi me performancën e tyre, angazhimi dhe komunikimi publik, mësimet nga praktika ndërkombëtare, potenciali për bashkëpunim rajonal dhe reforma institucionale në të ardhmen.
Fjalimet hyrëse do t’i mbajnë Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathuu dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.




















