Aktuale

Konferencë dyditore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë

Sot nis konferenca dyditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”.

Në hapjen e kësaj konference merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni.

Në këtë konferencë gjithashtu do të marrin pjesë dhe ambasadori amerikan,  Greg Delawie, Shef i Misionit te OSBE-se ne Kosovë, z. Jan Braathu, Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë,  Sabri Bajgora,  Kryetari i Komunës se Pejës,  Gazmend Muhaxheri etj.

Aktiviteti organizohet nga Strong Cities Network, ICITAP-i dhe OSBE-ja, i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve.  /KosovaPress/