Aktuale

Komuniteti mysliman reagon për foton e kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës me flamurin e LGBT-së

Në foto e kandidates së PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ku shihet duke e mbajtur në duar flamurin e komunitetit LGBT, ka ngjallur reagime në rrjete sociale.

Kryesisht reagimet kanë qenë te komuniteti mysliman, të cilët e kanë shpërndarë shumë këtë postim, në cilin kërkohej kujdes gjatë votimit, shkruan Veriu.info.

Po ashtu në postime thuhet se Valdete Idrizi nuk e përkrah mësim-besimin dhe përdorimin e mbulesës nga nxënësit në shkolla.

Kujtojmë së Valdete Idrizi i ka hyrë garës nga shoqëria civile, duke u bërë pjesë e PDK-së. Kundërkandidatët e saj janë, nga AKR kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga LDK ish nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, nga VV shoumeni Fehmi Ferati dhe nga NISMA Qazim Shala./Veriu.info