Aktuale

Komunat që u prekën sot nga koronavirusi, sërish prin Prishtina

Përsëri Komuna e Prishtinës mbetet komuna me më së shumti raste pozitive me koronavirus. Në kryeqytet numri i të të infektuarve është 86. Pas tij është Gjilani me 21 raste, Ferizaj me 17, e komuna e Podujevës me 13 raste.

Ndërsa, me vetëm nga një të infektuar në gjithë komunën janë: Deçani, Zubon Potok-u dhe komuna e Dragashit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.