Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj”, njofton IKSHPK-ja.