23 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
IKSHP ka bërë të ditur se përveç rasteve të reja, sot janë shënuar edhe 22 pacientë të shëruar në vendin tonë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.
Nga data 08 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.