Aktuale

Komunat prej nga vijnë 205 të infektuarit me koronavirus

Më herët, Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëri të ditur që nga 388 mostrat e marra 205 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkaq 61 persona janë shëruar, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

205 të prekurit me COVID- 19 janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë./FaktePlus