Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale në Kosovë në mungesë të një mekanizmi të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale.
Ky koalicion madje ka potencuar se qendra kryesore për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë nga janari i këtij viti është mbyllur për arsye të mos financimit, raporton Ekonomia Online.
KOMF kanë fajësuar komunat të cilat nuk ndajnë buxhet për këtë kategori të fëmijëve te cilët janë të pastrehë ose të prekur nga dhuna.
Zëvendësministri i MPMS-së, Safet Kamberi ka thënë se kjo ministri është duke punuar vazhdimisht rreth kësaj çështjeje për të cilat buxheti për fëmijët e pambrojtur vjen nga grantet.
Kamberi gjithashtu ka treguar se kanë propozuar në komisionin e granteve që të ndahet buxhet për komunat në mënyrë që të kenë shërbime të mjaftueshme për shërbimet sociale.