Janë bërë dy ditë e web faqet e Komunave të Kosovës janë jashtë funksionimit.
Problemi i qasjes në faqet e internetit të Komunave të Kosovës ka filluar ditën e enjte, ndërsa ka vazhduar edhe përgjatë ditës së sotme.
Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë është konfirmuar se kanë evidentuar një problemin, e që duket të jetë një kabllo, ndërsa thonë se janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejtë të tij.
“Është një kabllo diku. Po, janë duke punuar, rregullohet”, thuhet në përgjigjen e tyre./kp