Aktuale

Komuna sot rrënon lokalet te Katedralja

Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i rrënoj 13 lokalet që gjenden te Kateralja “Nënë Tereza” në Prishtinë. Madje komuna sot do të ndërmarr aksion për rrënimin e këtyre lokaleve.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh se këto lokale do të rrënohen sot pas vendimit të Gjykatës Supreme ku kjo e fundit kishte vendosur në favor të Ipeshkvisë së Kosovës.

Ka 5 vjet që këto 13 lokale kanë mbetur pa u përfunduar, si pjesë e projektit për qendër tregtare nga Ndërmarrja Publike Banesore.

Derisa kishte pasur dy vendime nga Gjykata Themelore e edhe ajo e Apelit, të dyja palët, Komuna e Prishtinës bashkë me Ipeshkvinë e Kosovës, kishin kërkuar revizion në Gjykatën Supreme.

Kjo e fundit, këtë vit, ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe të drejtën e shfrytëzimit të pronës në hapësirën ku janë ndërtuar lokalet, ia ka dhënë Ipeshkvisë së Kosovës.

Supremja ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës, që ngastrën kadastrale ku ndodhet objekti i katedrales dhe lokalet t’i bartë në Ipeshkvi, si shfrytëzues afatgjatë

the authorBurbuqe Metolli