Aktuale

Komuna e Prishtinës rrënon pesë shtëpi në Hajvali

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme i ka rrënuar shtëpitë që ishin të ndërtuara në pronën komunale të Hajvalisë. Gjatë aksionit kanë marrë pjesë edhe forcat policore për të shmangur incidentet me banorët e shtëpive.

Banorët të revoltuar nuk kanë pranuar fillimisht t’i lirojnë shtëpitë dhe është dashur ndërhyrja e policisë, transmeton “TV Arta”.

Kryefamiljarët kanë qëndruar nën përcjellje të Njësisë Speciale, derisa ekskavatorët e Inspektoratit të Komunës kanë përfunduar rrënimin e pesë shtëpive.

Banorët më pas kanë qëndruar te Banesat Sociale, që ndodhen në këtë lagje, duke kërcënuar Komunën se nëse nuk u bëjnë zgjidhje për banim do të qëndrojnë në këto banesa.