Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese për media, ka njoftuar qytetarët për ndryshimin e afateve për pagesat e kësteve të tatimit në pronë.
“Ligji i ri për Tatimin në Pronë, neni 23 paragrafi 1 parasheh “Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, paguhen me dy këste të barabarta, deri 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor”. Rrjedhimisht, afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vitit tatimor nuk janë më të vlefshme. Luten të gjithë qytetarët tatimpagues që t’i respektojnë afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet tutje.