Aktuale

Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro për ndihmë nga pasojat e tërmeteve

Asambleja komunale e Prishtinës ka votuar në mënyrë unanime ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë ndaj Shqipërisë pas pasojave që i shkaktuan tërmetet e njëpasnjëshme.

Këtë e bëri të ditur kryetari Shpend Ahmeti.

Po ashtu u njoftuar se ekipe të inxhinierëve nga komuna dhe Ndërmarrja Publike Banesore do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve.