Aktuale

Komuna e Prishtinës me memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Vlerësuesve te Kosovës

Sot në Komunën e Prishtinës është nënshkruar memorandumi në mes Shoqatës së​ Vlerësuesve të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Ky memorandum parasheh trajnimin e shërbyesve civil të Komunës së Prishtinës nga Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës.

Në emër të Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës memorandumin e nënshkroi kryetari i kësaj shoqate, Dardan Latifi, ndërkaq në emër të Komunës së Prishtinës, Kryetari, Shpend Ahmeti.