Aktuale

Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për qytetarë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, duke filluar nga ora 14:00.

Kjo do të bëhet në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, përcjell FaktePlus.

“Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00. Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari. Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari”, thuhet në njoftim.