“Komuna si investitor, ka në dispozicion për këtë program të veçantë të banimit objektin banesor të ndërtuar në fshatin Hajvali, me pesëdhjetë njësi/banesa, të cilat i jep me qira joprofitabile për kategoritë me gjendje të rëndë sociale ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Nderkaq, kanë të drejtë të jenë përfitues të këtij programi familjet që: Nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale; Kanë mbetur pa banesë/shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë; Posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.
Këtu mund të shihni Konkursin për banim të kategorisë sociale 2016: http://kk.rks-gov.net/prishtina/getattachment/7c0f56b3-cf2b-42a1-9d50-f84bc97174f5/Konkurs-per-banim-te-kategorise-sociale-2016.pdf.aspx
Ndërsa këtu mund të shihni, se cilat janë dokumentet e nevojshme për konkursin për banim të kategorisë sociale 2016: http://kk.rks-gov.net/prishtina/getattachment/42d329e3-b337-4c87-aa16-f4270ccf28c4/Dokumentet-e-nevojshme-per-konkursin-per-banim-te-kategorise-sociale-2016.pdf.aspx. /Lajmi.net