Aktuale

Komuna e Prishtinës do të vendos semaforë në udhëkryqin ku u shkaktuan shumë aksidente

Kryeqytetit shumë shpejtë do t’i shtohen edhe një palë semaforë.

Kjo u bë e ditur nga i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se në udhëkryqin e rrugëve: Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Adullahu do të vendosen semaforët.

Ahmeti gjithashtu përmendi faktin se ky kryqëzim është shpesh herë lokacion i aksidenteve dhe pas analizave të bëra me policinë, në këtë vend do të vendosen semaforët.
“Këto ditë në udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullahu (ose më thjeshtë te furra Qerimi 🙂 do të vendosen semaforët. Ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve. 🚦 🚦 🚦”, ka shkruar Ahmeti.