Aktuale

Komuna e Prishtinës me deklaratë për Haradinajn

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një deklaratë me të cilën shprehet shqetësimi dhe kundërshtimi rreth ndalimit të Ramush Haradinajt nga Franca në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar te AAK-s ne Kuvendin komunal të Prishtinës Ibrahim Mehmetaj ka propozuar miratimin e një deklarate rreth ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Në këtë deklaratë shprehet shqetësimi rreth ndalimit të Haradinajt. Po ashtu, ndalimin nga vendi mik si Franca është i papranueshëm.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga policia franceze me urdhër arrest të Serbisë.

Haradinaj do të dalë para gjykatës të enjten(9 shkurt) në Colmar të Francës./KosovaPress/