Komuna e Mitrovicës ka filluar me zbatimin e masave për parandalimin e koronavirusit.
Mbrëmë është dezinfektuar objekti i Komunës së Mitrovicës si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID- 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të zyrtarëve dhe qytetarëve të Mitrovicës, shkruan lajmi.net.
“Po ashtu sonte do të bëhet edhe dezinfektimi i objektit të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike, përkatësisht objekteve e hapësirave punuese e pritëse të Stacionit të Autobusëve, ndërmarrjeve publike, institucioneve arsimore dhe kulturore”, thuhet në njoftim.
“Pa panik, vetëm kujdes e masa efektive, për parandalimin e këtij virusi”, përfundon njoftimi.
Deri tani, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus.