Komuna e Mitrovicës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, raporton Express.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri”, thuhet në komunikatë. /Express