Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e programi rajonal për demokracinë lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP në Kosovë.
Kryetari Haki Rugova u shpreh se kjo është një marrëveshje e rëndësishme dhe ndihet mjaft mirë që komuna e Istogut është përzgjedhur në mesin e 5 komunave të Kosovës për realizmin e këtij projekti, ku qëllimi esencial është që me mjete financiare të përkrahen OJQ-të dhe shoqëria civile.
Ndërsa, Fjolla Raifi, projekt menaxhere e programit ReLOaD, tha se qëllimi kryesor i programit është fuqizimi në mes të komunave dhe shoqërisë civile përmes dhënies së grandeve apo fondeve publike për organizata e shoqërisë civile në bazë të prioritete të komunave që kanë qenë përfituese.
“Ne besojmë fuqishëm në një partneritet të suksesshëm dhe një proces implemetues sa më të mirë për komunën e Istogut dhe organizatat e shoqërisë civile të kësaj komunë”, tha Raifi.
Vlera e projektit është 120 mijë euro prej të cilave 100 mijë euro financim do jetë nga BE-ja, ndërsa 20 mijë euro nga komuna e Istogut.