Asamblistët e kuvendit komunal të Graqacisës sot kane kërkuar shkarkimin e komandantit te policisë në këtë qytet, Bratisllav Trajkoviq.
Asamblistët e këtij kuvendi sot kane votuar njëzëri për inicimin e procedurës për shkarkimin e komandantit të policisë në Graqanicë.
Procedura për shkarkimin e tij, siç ka pohuar kryesuesja e KK, Brankica Kostiq për shkake të rezultateve të dobëta, rrënimit te sigurisë dhe pasurisë se qytetarëve si dhe për rënien drastike të besimit në stacionin policor të Graqancisë.
Për inicimin e procedurës se shkarkimit të tij kane votuar 16 asamblistë sa kanë qenë prezent në kuvendin komunal.
Kryetari i komunës së Graqanicës, Vladeta Kostiq ka pohuar se është i shqetësuar që pas marrjes se këtij vendimi nga ana e KK te Graqanicës situata e sigurisë ne komunën e Graqancisë te përkeqësohet dhe i ka ftuar qytetaret e komunës te jenë të qete dhe të kenë durim derisa institucionet qendrore të Kosovës te japin mendimin e vet lidhur me këtë vendim të komunës se Graqanciës.