Gjithsej 450.000 euro u janë paguar familjeve nga rajonet e përmbytura në Maqedoni, por kompanitë e sigurimeve disponojnë edhe me 500.000 euro mjete shtesë, sepse vlerësimi i dëmeve ende po zgjat, njoftoi sot Agjencia për Supervizion të Sigurimit (ASS).
Sipas Agjencisë, prej 860 të paraqiturve, bazë për kompensim nuk kanë pasur 257.
ASS, në konferencën për shtyp me rastin e 1 Nëntorit. Ditës së Sigurimit porositi: qytetarët, ndërmarrjet, kompanitë mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha, zejtarët, bujqit, institucionet shtetërore… ta njohin rolin e rëndësishëm të sigurimit si mënyrë me të mirë, efikase dhe më ekonomike për ballafaqim me humbjet potenciale financiare dhe kompensimin e dëmeve.
Njëherit kumtoi se kompanitë e sigurimit në vend kanë nivel të volitshëm të kapitalit, rezerva adekuate dhe nivel të mjaftueshëm të mjeteve likuiduese financiare për servisim të obligimeve.
Raporti për nëntë muajt e parë nga viti, në përfundim me 30 shtatorin, tregon se është hapur bruto shpërblim shtesë me policë (SHSHP) prej 6,62 miliarda denarë që është rritje e të ardhurave prej 4,86 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.
Te sigurimi jo jetësor është 5.80 miliardë ose 3.09 për qind më shumë se nga viti 2015, ndërkaq sigurimi i pronës shënon ulje prej 7,98 për qind me SHSHP 1,27 miliardë denarë. Në sigurimin e jetës vazhdon norma dyshifrore e rritjes së të ardhurave. Arrin 19,33 për qind, ndërsa SHSHP është 825,17 milionë denarë.
Shoqatat për sigurim kanë paguar bruto vlerë të dëmeve prej 2,62 miliardë denarë ose 14,11 për qind nga viti i kaluar. Tatimi pas fitimit është 402,10 milionë denarë, ndërsa investimet e përgjithshme janë 13,64 miliardë denarë që është rritje për 7,49 për qind.
Në konferencën për shtyp persona nga rajonet e përmbytura, biznesmenë, pensionistë dhe transportues i këmbyen përvojat e tyre pozitive, siç thanë, policta e sigurimit të realizuara me sukses.
Pronari i “Vezë Sharri” të cilit në një zjarr të madh i është djegur ndërtesa deri në themel, për 18 ditë ka marrë 1,2 milionë euro, dëmi për kamionët e përmbytur të transportuesit nga Shkupi i është kompensuar për 25 ditë, ndërsa një pensionte për banesë të djegur ka marrë dëm shpërblim për një periudhë prej dy muajve.
Drejtori i Agjencisë Klime Poposki informon se këtë vit është paguar shuma e paguar më e lartë individuale të dëmit në dekadën e fundit, gjithsej 6,7 milionë euro për helikopterin e MPB-së që u rrëzua në vitin 2014.
Agjencia për Supervision të Sigurimit do të shënojë 1 Nëntorin me ndarjen e çmimit për punë të re më të mirë hulumtuese, si dhe me aktivitete të përbashkëta me Bankën Popullore dhe Ministrinë e Financave të cilat gjithashtu parashikojnë ndarje të çmimeve , por për pikturat dhe krijimtaritë poetike më të mira. Njëherit, siç informojnë drejtori Poposki vazhdojnë edhe me fushatat e rregullta edukative për edukimin financiar të qytetarëve./MIA/