Tre kompanitë turke në partneritet me Rusinë, Rosatom, për ndërtimin e impiantit të parë nuklear të Turqisë, “Akkuyu Nuclear Power Plant” (NPP), janë tërhequr nga projekti, thonë burimet zyrtare të agjencisë “Anadolu” më 6 shkurt.
Rosatom mban pjesë më të madhe të aksioneve me 51%, ndërsa 49% u takojnë kontraktuesve të konsorciumeve turke, përfshirë “Cengiz-Kolin-Kaylon” (CKK).
Megjithatë, konsorciumi CKK është tërhequr nga projekti në pamundësi për të rënë dakord mbi kushtet tregtare në projekt, thanë zyrtarët e kompanisë, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Konsorciumi turk ka nënshkruar një draft marrëveshje me Rosatom për transferimin e 49% të pjesës së projektit.
Rosatom është duke e ndërtuar impiantin e parë bërthamor turk, në provincën jugore të Mersinit.
Impianti pritet të ketë një kapacitet prej 4, 800 megavatëve në orë për njësi dhe 8, 000 orë për vit./Periskopi/