“Power Resurces Group” është kompania tjetër që interesohet të listohet si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në një takim Kirk Adams, nga kompania “PRG”, e cila merret me përpunimin e metaleve – e gatshme t’i investojë 35 milionë dollarë në Kosovë.
“Është një lajm i mirë interesimi juaj për të investuar në vendin tonë. Republika e Kosovës është e vendosur t’i mbështetë investitorët e vet dhe tashmë ka një adresë për lehtësimin e procedurave”,- ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.
Ndërsa Adams, nga PRG-ja, e ka falënderuar ministrin Gashi për mbështetjen institucionale.
“Javën e kaluar kemi hapur një impiant në Gostivar. Jemi të interesuar të investojmë në këtë fushë edhe në Kosovë”,- ka thënë Adams.
PRG-ja, kompani për përpunimin e metaleve, pritet t’i punësojë 150 persona.