Kompania gjermane Leoni do të fillojë ndërtimin e një fabrike kabllore në Kraljevo në korrik ose gusht, ku do të punësojë 4.000 deri në 5.000 punëtorë.
Kjo u njoftua në Nish nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie për Serbinë Klemens Saks. Sipas tij, Leoni do të investojë mbi 60 milionë euro në këtë fabrikë.
“Është planifikuar që ndërtimi i objektit të përfundohet në fund të vitit 2019 ose në fillim të 2020,” u tha Saks gazetarëve gjatë një turneu të objektit në Nish, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Fabrika, siç shton ai, do të ketë 45,000 metra katrorë dhe do të prodhojë kabllo për veturat Mercedes.
“Sot në Nish ne punësojmë më shumë se 1,000 njerëz dhe deri në fund të vitit 2019 është planifikuar të punësohen 2,200 punëtorë,” tha Saks.
Ai tha se Leoni aktualisht ka 6, 000 punëtorë në fabrikat e saj në Prokuplje, Losinj dhe Nish.
Saks, ka shtuar se Leoni ka qenë e pranishme në Serbi që nga viti 2009.
Saks tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur me punonjësit në Serbi dhe me rezultatet e tyre, si dhe me bashkëpunimin me shtetin, vetëqeverisjet lokale dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit./Periskopi/