Ekonomi

Komisioni shtyn shqyrtimin e buxhetit për vitin 2017

Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka tërhequr nga rendi i ditës projektligjin për buxhetin e vitit 2017.

Anëtarët e këtij Komisioni në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim qe ta shtyjnë për javën tjetër diskutimin për këtë projektligj.

Ndryshe, buxheti i vitit 2017 është kundërshtuar më të madhe nga PDK. Sipas zyrtarëve të PDK-së, buxheti është politik dhe LDK i ka destinuar mjetet në drejtim të komunave dhe agjensioneve që udhëhiqen nga LDK.