Aktuale

Komisioni për të Pagjetur diskuton për punën por jo edhe për ligjin

Komisioni për të Pagjeturit në Kuvendin e Kosovë i cili kishte thirrur mbledhje për të diskutuar për plotësim-ndryshimin e ligjit për të Pagjeturit, më së paku ka diskutuar për këtë çështje.

Komisioni që të ftuar e kishte edhe kryesuesin e Komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, kryesisht ka diskutuar rreth punëve dhe arritjeve që janë bërë vitin e kaluar në këtë drejtim.

Gjetaj është pyetur nga Teuta Haxhiu për disa çështje që kanë të bëjnë me ligjin, por për të cilat nuk është përgjigjur konkretisht.

Haxhiu e pyeti se sipas Gjetajt, si do të duhej të përdoret termi për të vrarët gjatë luftës “viktimë civile” apo “martir”, si dhe ku janë mbajtur takimet e përmendura nga Gjetaj.

 

“A është mirë termi viktimë civile të quhet një i pagjetur sepse në vazhdimësi secili prej politikanëve përfshirë edhe deputetët sepse edhe ne jemi vet, në çdo takim, në çdo përvjetor kurrë nuk përmendet viktimë civile që është e shënuar me ligj, në fakt por thuhet martirë dhe a është e drejtë kjo përderisa nuk respektohet ligji. Unë personalisht jam kundër këtij termi viktimë civile sepse nuk janë viktima civile. Ju përmendët disa takime që keni mbajt ose grupe punuese përse një grupi punues i Kosovës dhe Serbisë, dua me ditë ku janë mbajt ato takime dhe cilat kanë qenë kërkesat e juaja për rastin e lokacionit në Rashkë, çka ju keni bërë, në fakt ku janë mbajt në Kosovë apo Serbi”, tha ajo.

Megjithatë, Haxhiu nuk ishte e kënaqur me përgjigjen që e dha Gjetaj.

 

“Unë jam i obliguar ta përdorë atë term sipas dispozitës ligjore, sigurisht se këtu ka edhe, nuk jam ekspert por pak a shumë gjatë përvojës time në arsim edhe unë muj me dhënë mendimin tim, mirëpo, vazhdimisht ne jemi mbështet në atë që kanë qenë kompetent. Ju keni të drejtë edhe unë e përdori termin martirë, është e vërtetë, mirëpo, ata janë viktima, viktima janë, martir janë por viktimë sepse njerëz të pambrojtur, të paarmatosur, të moshave grup moshave të ndryshme gjinive pa asnjë përzgjedhje kanë pësuar me dua thatë kështu që cilëndo pyetje, cilindo term që e përdor nuk gabon, me qëllimin më të mirë për ta emërtuar këtë kategori e cila sigurisht se aty nuk kam ndonjë përgjigje. Ai term që në aktin ligjor përdoret unë e përdor, ne jetën time mund ta përdori edhe kam dëgjuar edhe jo vetëm deputetët por edhe”, u shpreh Gjetaj.

Ndërsa, sa i përket vendit të mbajtjes së takimeve, ai tha se është Kosova dhe Serbia.

 

“Sa i përket takimeve të grupit punues unë e thash dy-tri takime janë mbajt vitin e kaluar, takimi i fundit që është planifikuar i katërti në përfundim të vitit të kaluar nuk u mbajt për arsye të mungesës së anëtarëve të delegacionit që ka rastis po pikërisht atë ditë që ka qenë takimi kam qenë në një rast të vdekjes, një herë në Prishtinë, një herë në Beograd, në këtë rast vitin e kaluar e kemi mbajt ë vetmin takim jashtë Serbisë dhe Kosovës më tepër takim pune ka qenë pa pjesëmarrjen e vëzhguesve por ku kanë qenë edhe grupi punues në Mal të Zi gjegjësisht Beqiq, ashtu komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si ndërmjetësues e ka caktua por zakonisht mbahet Prishtinë-Beograd, një herë këtu atëherë atje”, u shpreh ai.

Gjetaj që në fillim ka raportuar edhe për punën gjatë vitit 2016, ku tha se i kanë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit serb me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

 

“Kryetari i Komisionit për persona të zhdukur gjatë këtij viti ka marrë pjesë, është fjala për 2016 në dy takime rajonale me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal intensifikimin dhe bashkëpunimit rajonal dhe adresimit të sfidave të përbashkëta. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal në përpjekje të zgjedhjes së rasteve të personave të zhdukur janë mbajtur edhe tri takime të grupit punues, grupin punues është fjala grupi dialogues me ndërmjetësimin e komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq me Serbinë, palën serbe”, tha ai.

Në takim nuk u diskutua asnjë ndryshim ligjor i cili duhet të ndodh në Ligjin për Persona të Zhdukur në vendin tonë./KP