Aktuale

Komisioni për Buxhet propozon të ndahen edhe 7 milionë euro për veteranët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë shqyrtimin e Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Buxhetin

Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa ka qenë që në këtë rishikim të buxhetit të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët.

Propozim tjetër ka qenë edhe  5 milionë euro shkurtime në paga dhe investime kapitale.

Diskutimet e deputetëve lidhur me rishikimin e buxhetit po vazhdojnë edhe më tej.

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar atë, duke thënë se nuk do ta votojë.