Aktuale

Komisioni për AKI-në nuk jep detaje për sigurinë në vend

Në mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë në të cilën u bë informimi rreth Platformës Vjetore të Politikes se Inteligjencës dhe Sigurisë, nuk kishte të dhëna për sigurinë në vend.

Kryetari i Komisionit të AKI-së, Haxhi Shala, në pyetjen se a ka siguri në Kosovë pas ngjarjeve të fundit të gjuajtjeve me arme, vrasjeve e plagosjeve, ai nuk dha ndonjë përgjigje, vetëm tha se për ketë do të diskutohet në takimin e radhës.

“Në takimi  e radhës do ta kemi të ftuar drejtorin  e AKI-së, më të cilin do të diskutohet për çështjen e sigurisë në vend”, ka thënë Shala.

Shala tha se kjo është mbledhja e parë pas gjashtë muajve bojkotim të Kuvendit.

“Sot pas gjashtë muajve për herë të parë po marr pjesë në komisionin pas kthimit të opozitës në parlamentin e Kosovës, në këtë komision sot e kemi shqyrtuar platformën  e AKI-së, implementimin e saj dhe kemi vendosur si komision që në radhën tjetër ta ftojmë drejtorin me të cilin do të rishqyrtojmë disa pika se sa është implementur kjo platformë në Agjencion”, theksoi Shala.

Shala po ashtu ka folur edhe për aferën “Pronto”, për të cilën tha se si AKI nuk ishin të informuar për këtë çështje.

Nuk kemi qenë të informuar për aferën Pronto, sepse është një ligj i cili e ndalon, edhe ne qofte se kanë qenë njerëz të informuar, është ligji i cili duhet të respektohet./Zeri/