Aktuale

Komisioni Parlamentar: Policia të na japë raportin e plotë për rastin e djalit të Shpend Maxhunit

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së kërkojnë nga Policia e Kosovës detaje në lidhje me rastin e djalit të shefit të AKI-së Shpend Maxhuni i cili është kapur me armë dhe drogë më 12 tetor në Prishtinë.
Kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu tha pas mbledhjes se pasi t’i kenë informatat e detajuara nga Policia do të dalin me një qëndrim.

“Nëse vërtetohet se drejtori i AKI-së ka ndikim në çështje konform ligjit do të ndërmarrim masa. Nga policia do kërkojmë që sa më shpejt të na kthejnë përgjigje. Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit dhe jo drejtorit dhe si të tillë neve nuk na duhet që problemet familjare që t’i fusim në institucione. I ftoj sistemin e drejtësisë që të ketë zero tolerancë dhe pavarësisht djali i kujt është të ndiqet penalisht. Kërkoj që t’i qasen profesionalisht dhe zyrtarisht dhe t’i japim një kahje të drejtë kësaj çështje… Ne mund të spekulojmë dhe gjithçka nuk më intereson familja e askujt nëse evidentohet që Shpend Maxhuni ka bërë ose ka tentuar të bëjë ndërhyrje në deklarata do e thërrasim me përgjegjësi para komisionit”, tha Musliu.

Pas rastit të djalit të shefit të AKI-së ka pas kërkesa që ai të jap dorëheqje ose të shkarkohet nga detyra.

the authorBurbuqe Metolli