Forcat ajrore siriane qëllimisht në dhjetor bombarduan burimet e ujit, që paraqet krim lufte, pasi ka pamundësuar furnizimin me ujë për rreth 5,5 milionë njerëz në dhe përreth Damaskut, është bërë e ditur nga Komisioni i pavarur ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për hetime në Siri.
Komisioni ka njoftuar se nuk janë gjetur fakte për ndotjen e burimit të ujit ose atë që grupet e armatosura kanë demoluar burimin, të cilin ushtria siriane e mbante atë kohë.