Aktuale

Komisioni mblidhet të diskutojë për shkeljen e rregullores së Kuvendit nga kryetari Kadri Veseli

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës njofton se Komisioni për Legjislacion, Mandate e Imunitete do të diskutojë për shkeljen e rregullores së Kuvendit nga kryetari Kadri Veseli.

“Sot, më 2 mars 2018, Komisioni për Legjislacion, Mandate,Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet me këtë rend dite: Shkelja e Rregullores së Kuvendit nga Kryetari Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit, në sallën S-1, duke filluar nga ora 14:00.