Aktuale

Komisioni i ekspertëve ia dorëzon kryeministrit raportin e matjes së territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot ia dorëzoi kryeministrit Isa Mustafa, raportin përfundimtar me të gjithë dokumentacionin faktografik dhe rezultatet për madhësinë territoriale të Republikës së Kosovës.

Siç njofton Komisioni i ekspertëve, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, disa ministra si dhe anëtarët e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Me dorëzimin e Raportit përfundimtar, Komisioni ka përfunduar punën e tij./KosovaPress/