Komisioni për Legjislacion ka mbajtur dëgjim publik në lidhje me Projekt Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
Ndonëse kishte ftesë, këtu ka munguar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri. Në komision ai është përfaqësuar përmes zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.
Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu ka thënë se ky projekt-kod, është me i avancuar se sa i kaluari.
Megjithatë, ajo ka vënë në pah shkeljet që bëhen me të drejtat e të miturve. Ajo ka përmendur disa raste, siç mund të jenë disa në qendrën korrektuese në Lipjan, ku një e mitur ka qëndruar në dhomë me të rritur, gjë që është në kundërshtim të plotë me ligjin.
Ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se përmes këtij Projekt Kodi të Drejtësisë për të Mitur avancohen të drejtat e të miturve.