Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Kosovë.
Vizita e Komisionierit Hahn realizohet pas dorëzimit të Raportit të Progresit për Kosovë.
Hahn do të ketë një agjendë të ngjeshur ku do të takojë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e partive politike.
Një ditë më parë në Kosovë ka ardhur edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunaçek.
Ja agjenda e plotë e tij:
13:15 Takim me presidentin HashimThaçi
Zyra e Presidentit, në Kuvendin e Kosovës (mundësi fotografimi)
13:50 Takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli
Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi)
14:30 Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa
Kabineti i kryeministrit (mundësi fotografimi)
14:45 Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa
Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P38
16:15 Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa
Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P32
17:30 Takim me ministrin e punëve të jashtme EnverHoxhaj
Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P37 (mundësi fotografimi, të konfirmohet)
18:15 Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq
Zyra e BE-së (mundësi fotografimi)
19:00 Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunaçek dhe liderët e partive politike (PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA)
Hotel “Swiss Diamond”, Diamond Club (mundësi fotografimi)