Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pas zgjedhjes kryetar të Kuvendit, kapostuar një status në Facebook me anë të së cilit ka falënderuar ata që e votuan.
Ai u zotua se do të punojë për unitet kombëtar.
Postimi i Veselit:
Falemnderit për besimin. Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të përpiqem ta pasqyroj vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare. Dalshim faqebardhë.