Aktuale

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë Gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton të premten Kosovën

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim e KFOR-it.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë Scaparrotti do të takohet me Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandant i Forcës së Kosovës në shtabin qendror të KFOR-it.

“Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajë informacione  me gazetarët  mbi misionin e KFOR-it në  Kosovë dhe operacionet e NATO-s”, thuhet nder të tjerash në njoftim. /KosovaPress/