Aktuale

Komandanti serb drejton armën në kokë të djalit të tij

Sipas autorit Mihail Evstafijev, kjo fotografi është bërë në verë të vitit 1992 afër Sarajevës.

Shumë fëmijë gjatë luftës në Bosnje kanë përjetuar atë që asnjë fëmijë nuk e meriton. Kanë parë tmerret të cilat shumica e njerëzve as nuk mund të paramendojnë, e jo rrallë kanë qenë me etërit e tyre të cilët luftonin në front, duke iu mbajtur pushkët. Ato të vërteta, jo lodra, përcjellë gazetametro.net.

Disa nga këto momente edhe janë shënuar, si kjo fotografi e cila u publikua. Në të shihet se si një komandant serb e mban revolen të drejtuar në kokë të birit të vet, i rrethuar me ushtarë të cilët qeshnin.

Sipas autorit Mihail Evstafijev, kjo fotografi është bërë në verë të vitit 1992 afër Sarajevës. Komandanti dhe ushtarët e tij pritnin shkëmbimin e të burgosurve.

Sipas shënimeve të Qendrës për hulumtim të dokumentacionit në Sarajevë, gjatë luftës janë vrarë gjithsej 661 ushtarë të moshës 10 deri 18 vjeç.

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk dinë se sa fëmijë janë vrarë dhe zhdukur gjatë luftës së fundit. Sipas të dhënave të Qendrës për hulumtim të dokumentacionit, janë vrarë 3.372 fëmijë, prej të cilëve më së shumti në Sarajevë dhe në Bosnjën lindore. Fëmijët më së shpeshti kanë pësuar nga granatimet dhe snajperët, apo janë vrarë bashkë me prindërit e tyre.