Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka thënë se Kosova po përmirësohet në aspektin e sigurisë.
Ai në konferencën lamtumirëse për media ka përjashtuar çdo mundësi që Kosova të rrezikohet nga Serbia.
Kësisoj italiani iu përgjigj gazetarëve kur u pyet se cilat janë rreziqet që Kosova mund t`i ketë në aspektin e sigurisë.
Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Giovanni Fungo në një ceremoni që organizohet nesër në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë ia dorëzon detyrën Salvatore Cuocit.