Rajon & Botë

Kolumbianët nuk miratojnë në referendum paqen me FRAC-ët

Kolumbianët habitën duke hedhur poshtë dje marrëveshjen e paqes me guerilasit FARC gjatë një referendumi.

“Nuk do të dorëzohem dhe do të vazhdojë të kërkojë paqen”, deklaroi presidenti Juan Manuel Santos, duke theksuar se armëpushimi dypalësh është përfundimtar.

Nga ana e tij, Timochenko, shefi i FARC-vë, shprehu keqardhje që nga Havana se “pushteti shkatërrues i atyre që mbjellin urrejtje dhe mllefi ka influencuar opinionin e popullsisë kolumbiane”.

Por nga ana tjetër ai konfirmoi se guerilasit do të përdorin vetëm fjalët si armë për ndërtimin e së ardhmes.

Në përfundim të këtij referendumi për të ardhmen e venbdit, 50,21 për qind ishin pro “Jo”-së ndërsa 49,78 për qind ishin për paqen.

Rreth 34,9 milionë votues ishin thërritur që t’i përgjigjeshin pyetjes: “A dëshironi ju marrëveshjen përfundimtare të përfundimit të konfliktit dhe të krijimit të një paqe stabile dhe të qëndrueshme?”.