Aktuale

Kolovica e rrezikuar nga shtyllat elektrike (Video)

Banorët e lagjes Kolovicë në Prishtinë, jetojnë në rrezik te vazhdueshëm pasi afër shtëpive të tyre gjenden disa shtylla elektrike të cilat janë gati për t’u rrëzuar.

 

Duke pasur parasysh rrezikun që u kanoset, ata thonë se drojën më të madhe e kanë për fëmijët që kalojnë andej për të shkuar në shkollë.

Banorët thonë se kanë lajmëruar edhe në KEDS, por kjo kompani ende nuk kanë ndërmarr ndonjë masë për të evituar këtë problem.