Aktuale

Kollçaku kërkon të ndëshkohen përgjegjësit e vdekjeve të dyshimta në QKUK

Deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku, ka ngritur çështjen e vdekjeve të dyshimta në QKUK të cilat kanë ndodhur muaj më parë në këtë institucion.

Kollçaku thotë se para përgjegjësisë për këto raste duhet të vihet OSHP-ja, organ ky që sipas saj i ka mundësuar fitimin e tenderit një kompanie të palicensuar për prodhimin e oksidulit.

“Cili ishte kriteri i OSHP-së që ta kthente kompaninë nga Kaçaniku si furnitor kryesor jo vetëm i QKU-së po edhe spitalit në Gjilan e Gjakovë”, ka thënë Kollçaku.

Ajo tha se pavarësisht që ministri i ri i Shëndetësisë Uran Ismajli është zotuar se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, ky problem tejkalon edhe ministrinë dhe mbetet shqetësim i Vetëvendosjes dhe të gjithë qytetarëve të vendit./KosovaPress/