Me rastin e shënimit të ‘Ditës Ndërkombëtare e Infermierisë’, Kolegji AAB do të organizojë dhurim të gjakut brenda ambienteve të këtij kolegji si dhe do të ofrojë shërbime të infermierisë falas në terren.
Dhurimi i gjakut do të bëhet më datë 10 maj në Kolegjin AAB, ndërsa shërbimet e infermierisë falas në terren do të bëhen nga studentët e infermierisë si dhe profesorët në sheshin ‘Zahir Pajazioti’ në kryeqytet më datë 12 maj, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Shërbimet falas do të jenë: matja e shtypjes së gjakut, matja e sheqerit në gjak, matja e peshës trupore si dhe këshilla të tjera shëndetësore, varësisht prej interesimit të qytetarëve.