Me rastin e themelimit të Qendrës Gjermane të Kompetencës (QGjK) në Kolegjin AAB, ky institucion nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën Zejtare të Dortmundit të Republikës së Gjermanisë.
Me këtë rast, Kolegji AAB fton të gjitha mediat që të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Ja ftesa e Kolegjit AAB për media:
Të nderuar përfaqësues të mediave
Me rastin e themelimit të Qendrës Gjermane të Kompetencës (QGjK) në Kolegjin AAB, kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit AAB dhe Odës Zejtare të Dortmundit të Republikës së Gjermanisë.
Ceremonia solemne e nënshkrimit do të bëhet në praninë e krerëve të të dyja institucioneve, të enjten, më 20 tetor 2016 me fillim në orën 09: 30, në godinën e re, Kolegji AAB – Prishtinë.
Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj, që ta përcjellë këtë ceremoni.