Arsim & Kulturë

Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Historisë “Ali Hadri”

Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, e cila ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunimit lidhur me organizimin konferencave shkencore, simpoziumeve, seminareve, si dhe botime të përbashkëta, shkëmbimin e personelit, shkëmbimin e vizitave të organizuara tematike në të dyja institucionet, konkurrimin e përbashkët në projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, etj.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar në ambientet e Kolegjit AAB,  nga prorektori për Çështje Mësimore, Shemsedin Vehapi, dhe drejtori  i Institutit, Sabit Syla.

Institutii Historisë “Ali Hadri” me seli në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, në vazhdimësi merret me prurje të reja shkencore nga fusha e historisë.