Arsim & Kulturë

Kolegji AAB mblodhi studiuesit nga rajoni në Konferëncën Ndërkombëtare për “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”

Kolegjin AAB ka filluar punimet Konferenca e Dytë Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2017, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, e organizuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze i këtij kolegji në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”- Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu”- Durrës (UAMD) dhe Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL).

Hapjen e kësaj Konference e bëri dekania e Fakulteti të Gjuhës Angleze të Koelgjit AAB, Venera Llunji, e cila në fjalën e saj tha se kjo Konferencë Ndërkombëtare për “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë” do të fokusohet në gjuhësi, letërsi dhe studime ndërkulturore dhe më gjerë.

Ndërsa, Prorektor për shkencë në Kolegjin AAB, Hasan Saliu, në fjalën e tij tha se një konferencë shkencore shënon dobiprurjen e saj kur ajo arrinë ose të japë një përgjigje për enigmen shoqërore, apo kur gjetjet dhe përfundimet e saj gjejnë zbatim apo merren parasysh nga aktorët shoqërorë dhe studiues të fushës.

“Sot ju keni rastin që gjithëashtu, të jepni kontributin tuaj dobiprurës për shoqërinë, në këtë rast, për shoqërinë mbarshqiptare pasi që edhe organizohet nga katër partnerët që shtrihen në këto zona”, tha ai.

Prorektor Saliu njoftoi të pranishmit në këtë Konferencë edhe për sukseset e Kolegjit AAB, duke thënë se ky kolegj është investimi më i madh i arsimit të lartë në sektorin jo publik në Kosovë, i cili zhvillon aktivitetin arsimor dhe shkencor që nga viti 2002.

“AAB, për katër herë radhazi me mjaft suses ka kaluar me sukses në procesin e vlerësimit-akreditimit nga ekspertë ndërkombëtarë, duke ofruar programe studimi në nivel baçelor dhe master. Nga viti 2010, AAB u antarësua si anëtare e rregullt e “Magna Charta Universitatum”, duke siguruar në këtë mënyrë njohjen e vlerave universitare dhe duke e zgjeruar mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta bashkëpunimi me më shumë se 750 universitete nënshkruese të këtij dokumenti”, vlerësoi Saliu.

Ai tha se krahas infrastruktures moderne që ka, në tri qendrat në Kosovë, kampusi në Prishtinë, në Ferizaj dhe në Gjakovë, pastaj numrin e madh të studentëve, stafin e kualifikuar akademik, Kolegji AAB ka edhe një anë tjetër të fortë, e që është kërkimi shkencor.

“Në kuadër të AAB-së funksionojnë disa qendra kërkimore shkencore, si ajo për “Zhvillim dhe prognozë ekonomike”, “Qendra për hulumtime në drejtësi, kriminalistikë dhe siguri”, “Qendra për hulumtimin e opinionit”, “Qendra për hulumtime kulturore dhe gjuhësore”, “Qendra për hulumtime në Sport” si dhe “Qendra Kulturore”. Deri më tani, AAB ka organizuar një numër të madh konferencash, nga fusha të ndryshme studimi, si konferencat në fushën e komunikimeve dhe studimeve mediatike, drejtësinë, psikologjinë, ekonominë, për çështjet sociale, linguistikë, e të tjerë”, njoftoi prorektori Saliu.

Ai tha se këto Konferenca janë organizuar në Kolegjin AAB me partnerë të ndryshëm rajonal dhe ndërkombëtarë si me Universitetin e Tiranës, të Elbasanit, Sarajevës, Sllovenisë, Italisë dhe Francës.

Prorektori Saliu i njoftoi të pranishmit edhe edhe për sferën e botimeve që sipas tij, është një tjetër anë e fortë e Kolegjit AAB.

“Përveç resvistes shkencore, Ndërkombëtare që botohet tashmë nëntë vjet, publikimit të një lande të gjerë librash studimor nga fusha të ndryshme, këto ditë vazhdon të jetë i hapur konkursi për sponsorizimin e librit krijues dhe atij shkencor”, tha ai.

Ndërkaq, Drita Kadriu, drejtoreshë e departamentit të arsimit të lartë në MASHT, në fjalën e saj tha se shpreson që kjo Konferencë të formësojë traditë dhe të organizohet çdo vitë, për arsye të nevojave të mëdha që ka gjeografia shqiptare.

“Roli i konferencave është i shumëfishtë si për studentë ashtu edhe për stafet akademike duke qenë se besoj që nevojat për zhvillimin e shkathtësive për hulumtime shkencore janë shumë të mëdha dhe përmes konferencave studentët kanë përfitime të shumëfishta pasi që e zhvillojnë shkathtësinë dhe njëkohësisht përgaditen për avancimet e tyre akademike”, tha Kadriu.
Ajo shtoi se konferencat kanë rol shumë specifik për stafet akademike.

“Me qenëse në gjeografinë shqiptare flitet dhe debatohet me të madhe për nivelin e punimeve shkencore, ndikimin e tyre që kanë në shoqëri, prandaj roli i konferencave të tilla siç është kjo, janë shumë të rëndësishme për ngritjen e të menduarit dhe zhvillimin e kapaciteteve në hulumtime shkencore”, theksoi drejtoresha departamentit të arsimit të lartë në MASHT, Drita Kadriu.

Në hapjen solemne të kësaj konference, edhe përfaqësuesit e universiteteve bashkëorganizatore prezantuan tezat e tyre kërkimore, të cilat edhe zgjuan kurreshtjen për debat në mesin e mysafirëve.

Konferenca do të vazhdojë punimet gjatë ditës së sotme në seksione të ndara në Kolegjin AAB, ku pjesëmarrës janë studiues nga të gjitha vendet e rajonit. /GazetaKNN