Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Psikologjisë dhe Fakulteti i Infermierisë, të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Institutin AAB, mbajnë një simpozium kërkimor në temën: “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”.
Simpoziumi mbahet më 7 prill 2017, në ambientet e Kolegjit AAB, në Prishtinë.
Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 5 mars 2017.
Për më shumë informacione rreth programit të simpoziumit klikoni KËTU.
Tags:Kolegji AAB