Arsim & Kulturë

Kolegji AAB konfirmon lajmin e ri, shumë shpejtë me shërbime stomatologjike dhe radiologjike 24 orë

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara online nga Kolegji AAB, kësaj radhe u realizua diskutim me temën “Sfidat e sistemit mjekësor në kushtet e pandemisë COVID-19 dhe përhapja e kësaj sëmundje”.

Për të folur rreth kësaj teme, të ftuar ishin Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Mr.Sc. Dr.Bujar Gjikolli dhe Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në Kolegjin AAB, Dr. Sc. Astrit Kuçi.

Se stafi mjekësor janë të parët në përballje me pandeminë COVID-19, këtë e thonë edhe të ftuarit, duke bërë apel tek të gjithë që të respektohen rekomandimet e dhëna, pasiqë mënyra e vetme për tu mbrojtur nga pandemia janë masat mbrojtëse, në këtë mënyrë qytetarët mbrojnë veten, familjen dhe e ndalin hallkun e përhapjes së infeksionit.

Dekani i Kolegjit AAB, Astrit Kuqi, në këtë diskutim live theksoi se mjekët janë në shërbim të qytetarëve deri sa qytetarët vazhdojnë të jenë të izoluar. Ndër të tjera ai shtoi se rrezja e infektimit është shumë më e madhe tek Covid 19 se te gripi i zakonshëm dhe sfida kryesore për stafin mjeksor është marrja e masave mbrojtëse.

“Nëse personat nuk mbrohen edhe numri i të infektuarve rritet dhe kemi vërshim të të infektuarve në spital atëherë do të tejkalohet kapaciteti, ndaj nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet do të vështirësojnë punën e mjekëve”, u shpreh Dekani Kuçi.

Ndërsa, se si po menaxhohet nga Klinika Radiologjike furnizimi me mjete mbrojtëse, Drejtori i kësaj Klinike në QKUK, Mr.Sc. Dr.Bujar Gjikolli, shpjegoi se Klinika e Radiologjisë ka bërë disa aktivitete në përputhje me rekomandimet e ministrisë dhe të menaxhmetit të ShSKUK-së, të cilët po bëjnë çmos që të furnizohet klinika me mjete dhe të shfrytëzohen në mënyrë racionale.

“Që ta zvogëlojmë rrezikshmërinë e infektimit të personelit ne e kemi zvogëluar reduktuar si dhe ndryshuar orarin e funksionimit të klinikës sonë, duke i bartur në gatishmëri një pjesë të madhe të personelit duke ruajtur funksionalitetin të çdo kabineti dhe shërbimi në klinikën tonë, e kemi zvogëluar edhe shfrytëzushmërinë e mjeteve në numër për të kursyer”, shtoi Gjikolli.

Ndërsa në fund të diskutimit , u tha edhe lajmi i mirë nga Dekani i Stomatologjisë, Astrit Kuçi, për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në drejtimet e mjekësisë në Kolegjin AAB.

“Qysh tani është arritur dhe realizuar plani për ofrimin e shërbimeve stomatologjike dhe radiologjike 24h në kuadër të Kolegjit AAB me të gjitha shërbimet e mundshme,shumë shpejt do ta shihni këtë plan i cili është në implementim e sipër dhe më pas do mund të japin të gjithë studentët kontributin e tyre përgjatë studimeve në AAB”, theksoi Dekani Kuçi.

Poashtu, në fund të këtij diskutimi live, panelistë u përgjigjën pyetjeve të bëra nga studentët e AAB-së./GazetaKNN/